02 Maj 2024

Në Kolegjin “Pjetër Budi” përfundoi “Muaji i të drejtave të njeriut”

Prishtinë, 10 janar - Me prezantimin e eseve të studentëve, të realizuara në temën e të drejtave të njëriut, të premten në Kolegjin “Pjetër Budi” ka përfunduar “Muaji i të drejtave të njeriut”, një aktivitet që ka filluar më 10 dhjetor të vitit të kaluar, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Studentët në esetë e tyre kanë trajtuar tema tëndryshme që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe më gjerë.
“Muaji i të drejtave të njeriut” në “Pjetër Budi” më 10 dhjetor nisi me ligjëratën e Adem Demaçit dhe shfaqjen e filmit dokumentar “Dear Mandela”, përkatësisht me debatin rreth respektimit të të drejtave të njeriut, për të vazhduar me shfaqjen e filmit dokumentar “Tri ditë para fillimit” të autorit Arsim Lani.

Në kuadër të aktiviteteve të këtj muaji ishte edhe bashkëbisedimi me studentët i Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi dhe më pas pjesëmarrja e studentëve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Një Botë”, i cili u mbajt në Kolegjin “Pjetër Budi”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)