Ndahen mirënjohje për kontribues aktiv në Fakultetin e Edukimit
Prishtinë, 14 prill -  Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë zArsim Bajrami do të  merr pjesë në takimin me drejtorë të Institucioneve parashkollore dhe drejtorë të SHFMU të Kosovës.  
Takimi mbahet në ambientet e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00. 
Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe rektori i Universitetit të Prishtinës z. Marjan Dema, Dekani i Fakultetit të Edukimit z.Ethem Çeku si dhe drejtoresha e DKA-së së Prishtinës znj. Arbërie Nagavci. 
Në fund do të ndahen mirënjohje për bashkëpunëtorët  kontribuues aktiv për arritjet në Fakultetin e Edukimit. 
















