29 Prill 2024

Ndahen 700 topa futbolli për shkollat e Mitrovicës

Prishtinë, 20 maj - Organizata “Sporti pa kufi francez”, në bashkëpunim me Internatinal Rilief Developmen, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe në përkrahje të Komunës së Mitrovicës dhe BpB, në kuadër të projektit “Futbaall4Peace”, kanë bërë shpërndarjen e 740 topave të futbollit për  nxënësit e shkollave të Komunës se Mitrovicës.

Këtë nismë e përshëndeti Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të stimulohen që të merren me sport.

Ai tha se topat janë dhuratë e madhe për të gjithë ata nxënës të cilët e duan futbollin.

“Falënderojmë Sportin pa kufi francez”, që ka marrë një iniciativë të tillë. Është e mirëseardhur që shkollat e komunës  sonë të pajisen me topa të futbollit që janë mjaftë kualitativ, pasi kjo do të ndikoj që nxënësit tanë të merren më shumë më futboll”, tha kryetari Bahtiri.

Edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Isa, ka falënderuar “Sportin pa kufi francez” për këtë projekt. 

Ai tha se  kjo është një mbështetje që të rinjtë të merren më shumë me sport dhe të dinë rëndësinë e sportit.

“Në dëshirojmë  të  theksojmë se e kemi mirëpritur  shpërndarjen e topave të futbollit. Kjo ndikon që të rinjtë  të merren më shumë me aktivitete sportive e veçanërisht me futboll”, tha ai.

Këtë nismë e ka vlerësuar  edhe Shpend Nura, zëvendësdrejtor i  Bankës për  Biznes, i cili theksoi se është bërë  një punë e mirë në përkrahje të fëmijëve.

Ndërsa, Majlinda Mulla,  koordinatore e projektit tha se në kadër të projektit në tërë Kosovën do të shpërndahen 22 mijë topa  futbolli dhe se më pas në Prishtinë do të organizohet edhe turne në futboll të vogël me  nxënësit e të gjitha shkollave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)