03 Maj 2024

Mustafa priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë

Prishtinë, 19 mars - Zëvendësministrat e Arsimit, Nehat Mustafa ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, z. Henrik Markush.

Gjatë këtij takimi është biseduar për arsimin në përgjithësi në Kosovë, me theks të veçantë arsimin e lartë, me ç’rast mysafiri z. Markush ka bërë të ditur se Qeveria e Sllovakisë do të të ndajë bursa për studentët kosovarë që dëshirojnë të studiojnë në Republikën e Sllovakisë.

 
Zv/ministri Mustafa e ka vlerësuar këtë si një lajm të mirë për Kosovën, ndërsa e njoftoi mysafirin se tashmë Kosova ka studentë pothuaj në të gjitha shtetet evropiane dhe se këta studentë kanë treguar rezultate të mira kudo që kanë shkuar për studime.

 

Është hera e parë që studentët nga Kosova përkrahen financiarisht për të studiuar në Sllovaki nga Qeveria e këtij shteti, ndërsa ata do të aplikojnë drejtpërdrejt në universitetet sllovake.

 

Zv/ministri Mustafa theksoi se MAShT do të njoftojë me kohë të rinjtë kosovarë për këtë mundësi të studimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)