13 Maj 2024

Mustafa në konferencën “Shqiptarët në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore

Prishtinë, 15 tetor - Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa mori pjesë sot në hapjen e Konferencës Shkencore “Shqiptarët në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore (1914-1918)”, organizuar nga Instituti i  Albanologjisë dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë 31 studiues të të dyja instituteve kërkimore-shkencore, por edhe studiues të tjerë nga institucione shkencore dhe arsimore të vendit, të rajonit dhe më gjerë.

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, punimet i përshëndeti zëvendësministri z. Nehat Mustafa, i cili duke e vlerësuar mbajtjen e këtij aktiviteti, ndër të tjera, vuri theksin te gatishmëria e MAShT-it që të mbështesë edhe më shumë në të ardhmen projektet e përbashkëta ndërmjet institucioneve tona kërkimore-shkencore.

“Kemi miratuar Ligjin për Shkencën, i cili parasheh një ndryshim rrënjësor në trajtimin buxhetor të shkencës si veprimtari me interes. Po kështu, punonjësit e instituteve tona janë ndër përfituesit më të mëdhenj të granteve shkencore, sidomos të mobiliteteve”, shtoi zv/ministri Mustafa.

Lidhur me rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, në hapjen e saj, foli edhe drejtori i Institutit Albanologjik, z. Hysen Matoshi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)