27 Mars 2023

Ministrja Nagavci kërkoi të trajtohet në Këshillin e Etikës rasti i Ardian Kastratit

Prishtinë, 6 prill - Transparancë të plotë dhe respektim të meritokracisë ka kërkuar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, në një takim që së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Dukagjin Popovci, patën me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, si dhe menaxhmentin e këtij Universiteti.

Ndër të tjera prioritete, ministrja Nagavci përmendi edhe integrimin në procesin e akademik të personelit akademik nga mërgata, si dhe krijimin e Fondit për kërkime shkencore.

Rektori Sahiti, ndër të tjera kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në sigurimin e sistemit antiplagjiaturë, si dhe sigurimin e qasjes në revista shkencor.

Ministrja Nagavci e përgëzoi Rektorin për vendimin e Këshillit Drejtues për ndarjen e një përqindëshit nga fondi i përgjithshëm i UP-së, për formimin e Fondit për kërkime shkencore, duke theksuar se çështja e kërkimeve shkencore është në prioritetet e planit qeverisës.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci thekoi se, MASHTI ka bërë publike thirrjen për anëtarë të Këshillit  Shtetëror të Cilësisë.

Ministrja kërkoi të trajtohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme në Këshillin e Etikës rasti i profesorit universitar që përdori gjuhë të papranueshme në një postim të tij në rrjetet sociale.

Në takim u diskutua edhe për situatën e krijuar në arsimin e lartë gjatë kohës së pandemisë Covid-19, vendimin e Ministrisë për mosshtyerje të datave të Provimit të Maturës, në mënyrë që të mos ketë vonesa në pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022 dhe matjen e kontigjentit të të diplomuarve, për të parë statusin e tyre pas diplomimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)