29 Mars 2023

Ministrja Nagavci iu bëri thirrje të gjithë akterëve që të angazhohen në mësimnxënie

Prishtinë, 12 prill - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci në konferencën e sotme për media ka folur për fillimin e periudhës së tretë të vitit shkollor 2020/2021, si dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja Nagavci ka ftuar të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor që të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që krahas ruajtjes së shëndetit publik të kujdesemi që fëmijët tanë të kenë sa më pak pasoja në mësimnxenie, nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Ministrja theksoi se, nga raportet që kanë ardhur nga Drejtoritë Komunale të Arsimit mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës, përveç në shkollën e fshatit Gushavc të Mitrovicës ku për shkak të ndërtimit të objektit të ri mësimi sot është mbajtur sipas skenarit C.

Ministrja Nagavci, po ashtu bëri të ditur se, është bërë dezinfektimi i shkollave sipas kërkesës e cila është parashtruar në mbledhjen e mbajtur më 7 prill me drejtorët e DKA-ve, ndërsa shtoi se MAShTI ka marrë të gjitha masat që të ofrojë qasje në mësimin online për të gjithë nxënësit, përfshirë prezantimin e njësive mësimore përmes televizionit publik.

Ndryshe, mësimi me prezencë fizike ka filluar për nivelin parashkollor dhe klasat 1-5, ndërsa klasat 6-9 dhe 10-12 këtë javë do të zhvillojnë procesin mësimor online.

Ndërsa, gjatë kësaj jave do të shqyrtohet situata pandemike me të gjithë akterët, në mënyrë që të merret vendim lidhur me mënyrën se si do të vazhdohet procesi mësimor nga java e ardhshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)