29 Prill 2024

Ministri Buja vizitoi Universitetin “Fehmi Agani”

Gjakovë, 26 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z .Ramë Buja , me bashkëpunëtorë, ka vizituar Universitetin  Publik “Fehmi Agani ” në Gjakovë,  ku nga menaxhmenti i këtij universiteti u njoftua për ecurinë e punëve në vitin e parë akademik, ndërkaq ofroi gatishmërinë e MAShT dhe Qeverisë së Kosovës për të përkrahur këtë universitet.

“Ne jemi të gatshëm ta përkrahim Universitetin ‘Fehmi Agani’ për të ecur drejt arsimit bashkëkohor evropian”, tha ministri Buja .

Ministri dhe anëtarët e Këshillit Drejtues biseduan edhe për zgjedhjet e të gjitha niveleve që duhet të bëhen në këtë institucion, si dhe për plotësimin e kuadrit  mësimor në disa njësi akademike.

Ministri Buja pati një takim edhe me stafin akademik, të cilët i njoftoi se Universiteti i Gjakovës  do të ketë  edhe “Kampusin Universitar” dhe u shpreh i bindur se me këtë  do të krijohen mundësi më solide për punë të suksesshme kërkimore, shkencore në të ardhmen.

Ministri Buja ka vizituar edhe ambientet e administratës së Universitetit, si dhe laboratorët e shkencave të natyrës dhe të teknologjisë informative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)