02 Maj 2024

Ministri Buja vizitoi nxënësit gjatë testit të arritshmërisë

Prishtinë, 28 qershor - Rreth 32 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka vizituar nxënësit që po testoheshin në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, për të parë nga afër se si po shkon rrejdha e këtij testi.

Ministri Buja është ndalur në disa klasa, ku ka komunikuar me nxënësit. Ai i ka pyetur ata nëse kishin ndonjë vështirësi, apo edhe ndonjë vërejtje për testin që atyre ua ofron MAShT-i për të matur njohuritë që i kanë fituar deri në këtë nivel të shkollimit.

Ministri Buja iu uroi suksese nxënësve dhe iu tha se ata do të jenë njëra nga gjeneratat që në të ardhmen do të udhëheqin shtetin e Kosovës dhe shprehu bindjen e tij se ata do ta bëjnë vendin tonë edhe më të mirë. Prandaj, ministri Buja, kërkoi nga nxënësit angazhim dhe përkushtim në mësimet e tyre, në mënyrë që të bëhen të zotët në profesionet e ndryshme që do të zgjedhin në të ardhmen.

Ndërsa, në një prononcim për gazetarë, ministri Buja theksoi faktin se në testin e arritshmërisë, nuk ka nxënës që nuk e kalojnë testin, ndërsa tha se edhe organizimi i mbajtjes së testit është bërë mirë dhe po avancon nga viti në vit. “Unë u ndjeva shumë mirë për këtë organizim dhe për faktin se gjithçka po shkon siq e kemi planifikuar”, tha ministri Buja.

Testi i arritshmërisë i ka për qëllim të ndihmojë nxënësit për orientim në shkollimin e mëtutjeshëm. Në bazë të rezultatit të dëshmuar ata do të kenë mundësi të zgjedhin drejtimet e preferuara në shkollimin mesëm.

Rezultatet e testit të arritshmërisë shpallen më 8 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)