05 Maj 2024

Ministri Buja takon homologë botërorë

Londër, 29 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, David Willetts, po merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili po mbahet në Londër nga data 28 deri më 30 janar 2012.

Gjatë pritjes formale të ministrava në Foreign Commonëwalth Office, ministri Buja u takua me sekretarin e Shtetit për Arsim, Rt Hon Michael Gove, të cilin e njoftoi për zhvillimet në fushën e arsimit në Kosove.

Ministri Buja dhe sekretari Gove biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet dy shteteve, ndërkaq ministri Buja e falënderoi sekretarin anglez për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës vazhdimisht, në të gjitha segmentet, e në vecanti në fushën e arsimit.

Po ashtu, gjatë forumit, ministri Buja ka takuar edhe homologë botërorë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e arsimit në Kosovë, sfidat dhe mundësitë, si dhe specifikat që shtetet e caktuara i kanë në këtë fushë.

Në Forumin Botëror të Arsimit ku temë boshtë është cilësia, sasia dhe ndikimi në arsim, po diskutohet kryesisht edhe për politikbërjen dhe strukturën për mësimdhënie në arsimin parauniversitar, por edhe atë të lartë.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për politikat e arritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Ministri Buja është takuar edhe më përfaqësues të firmave më të mëdha botërore të TI, sic janë: HP, Intel, Promethean, etj. Ai është njoftuar prej së afërmi lidhur me produktet më të reja që këto firma i ofrojnë për efikasitetin dhe rritjen e cilësisë edhe në mësimdhënie, por edhe në mësimnxënie. 

Ministri  po ashtu u takua edhe me drejtorin rajonal të British Council, Michael Bird, i cili lavdëroi MAShT për bashkëpunimin që ka me British Council dhe që të dy u zotuan që të thellojnë bashkëpunim edhe më shumë.

Sonte, ministri Buja do ta marrë pjesë në darkën e shtruar nga ministri Shtetëror për Universitete dhe Shkencë, David Willets.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)