29 Prill 2024

Ministri Buja shpërndau Abetaren për nxënësit e klasës së parë

Prishtinë, 2 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë ditës së sotme, ka vizituar shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Përveç urimeve për fillimin e vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit në Kosovë, ministri Buja ka shpërndarë në mënyrë simbolike edhe Abetaren për nxënësit e klasës së parë, të cilët do të vijojnë mësimin në këtë shkollë.

Ministri Buja, më pas tha se, është kënaqësi e veçantë që të ndajë tekstet shkollore për këta fatosa, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë.

“Ndjehem me privilegj sepse  jam  në kryeqytetin shpirtërorë të gjithë shqiptarëve dhe jo rastësisht po shpërndajmë edhe abetaret që janë të gjithë gjeografisë shqiptare “ theksoi ministri Buja .

Ministri i Arsimit, ua ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor edhe mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe theksoi se  shkolla “Abdyl Frashëri” është njëra nga 10 shkollat e përzgjedhura nga Ministria e Arsimit për pilotimin e kurrikulës së re. Ndërsa, ministri Buja shtoi se kjo shkollë ka dhënë kuadro të mira në shumë fusha të ndryshme të jetës në Kosovë, prandaj shprehu besimin e tij se edhe implementimi i kurruikulës së re( pilotimi)  do të jetë i suksesshëm.

Gjatë këtij viti shkollor, rreth 29 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në bankat shkollore, pra janë regjistruar në klasën e parë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)