05 Maj 2024

Ministri Buja priti rektorin e Universitetit të Primorjes

Prishtinë, 14 janar - Ministri Buja priti rektorin e Universitetit të Primorjes (Slloveni), Dragan Marushiq, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të këtij institucioni me Universitetin e Prishtinës dhe institucione tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Ministri Buja fillimisht njoftoi rektorin Marushiq me zhvillimet në sistemin e arsimit në Kosovë, njëherësh e uroi për punë të suksesshme të Universitetit të Primorjes.

Ai tha se mbështetë krijimin e mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë të institucioneve të larta arsimore të dy vendeve mike.

Por, ministri theksoi se do të ishte me interes që ky bashkëpunim të zhvillohej në fushën e hulumtimit shkencor dhe në sektorë tjerë të arsimit të lartë, përfshirë edhe shkëmbimin e kuadrove dhe studentëve.

“Ne kemi një popullatë shumë të re, të cilën po përpiqemi ta menaxhojmë sa më mirë që është e mundur përmes ofrimit të mundësive për shkollim cilësor”, theksoi ministri Buja.

Në vazhdim, ministri Buja tha se ka vështirësi në ndërlidhjen e edukimit me ekonominë, por theksoi se jemi në rrugë të mirë që këtë ta bëjmë ashtu si duhet.

“Po bëjmë gjithçka që është e mundur, konform standardeve bashkëkohore, që të diplomuarit tanë të jenë konkurrent me moshatarët e tyre edhe në tregun evropian të punës” tha ministri Buja.

Ndërkaq, rektori Marushiq gjithashtu tha se “Kosova është në fazat e para zhvillimore të ekonomisë së vendit dhe sipas nesh do të duhej të fokusohej në fushat e shkencave natyrore, me qëllim që kjo gjeneratë të përballojë më lehtë zhvillimet dhe ndryshimet rrënjësore“.

Ai foli edhe për përvojat që ky institucion i lartë arsimor ka edhe me vende të tjera të botës, veçanërisht me Kanadanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)