02 Maj 2024

Ministri Buja priti në takim një delegacion nga shteti Iowa

Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, me bashkëpunëtorë, priti sot në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të vizitës së parë pas partneritetit të Republikës së Kosovës me Shtetin e Iowa-s.

Ministri Buja theksoi lartë rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme që po i bëhet Kosovës në fushën e arsimit, përkatësisht në ngritjen e nivelit intelektual dhe profesional, përmes këmbimit të përvojave ndërshtetërore.

“Për mua është shumë domethënës dhe i rëndësishëm këmbimi i studentëve tanë, ku veç të tjerash rrit edhe nivelin intelektual dhe profesional, si dhe miqësinë tonë”, theksoi ministri Buja, i cili identifikoi fushat të cilat kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve.

Duke folur për gjendjen e tanishme në arsim, me theks të veçantë arsimin e lartë, ministri Buja tha se niveli master dhe doktoraturë ende paraqesin nevojë më të madhe për të investuar.

Ndërsa, përfaqësuesi i delegacionit, Tom Rial, foli për bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Shtetin e Iowa-s në fushën e arsimit, përkatësisht këmbimin e studentëve në mes këtyre dy shteteve, tashmë të binjakëzuara. 

“Presim bashkëpunimin tonë në fushën e arsimit. Jemi duke punuar që këtë partneritet ta thellojmë edhe më tutje dhe pse jo pas disa viteve të festojmë bashkë sukseset tona. Qëllimi i punës sonë është që të zhvillojmë programet, në mënyrë që të mos mbesin vetëm në letër,” tha Rail.

Rail po ashtu bëri të ditur se, studentët nga Kosova do të kenë tretman të njejtë me studentët nga Amerika, sa i përket pranimit në Community College.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)