07 Maj 2024

Ministri Buja priti në takim ambasadorin e Luksemburgut

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, me të cilin ka biseduar rreth arsimit dhe aftësimit profesional, me theks të veçantë për Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, e cila është ndërtuar me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe me participim nga MAShT.

Ministri Buja e falenderoi mysafirin e tij dhe shtetin e Luksemburgut për këtë investim madhor për të rinjtë e Kosovës si dhe e informoi rreth punës dhe aktiviteteve të zhvilluara deri më tani për pilotimin e Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve.

Ministri Buja foli edhe për vizionin e MAShT për aktivitete, respektivisht projekte të ardhshme në sektorin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
 
Në takim u diskutua rreth aktiviteteve aktuale në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj si: trajnimi i mësimdhënësve, rishikimi i kurrikulave, pajisja e punëtorive të kësaj qendre me mjete përkatëse për realizimin e praktikës profesionale.

Ministri Buja dhe Weber biseduan edhe për projektet, të cilat janë duke vazhduar.

Qendra e Komptencës në Ferizaj ka filluar funksionimin gjatë këtij viti shkollor me lëndë të përgjithshme, ku nxënësit do të aftësohen në një nga tetë profesionet e kujdesit shëndetësor: Teknik i optikës, Teknik dentar, Audiometrist, Asistent i ortopedisë, Teknik i ortoprotetikës, Teknik i farmacisë, Asistent i sigurisë ushqimore dhe dietave, Asistent i kujdesit social-shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)