03 Maj 2024

Ministri Buja hapi punimet e konferencës “Java e Shkencës”

Prishtinë, 13 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, mori pjesë në hapjen e edicionit të gjashtë të konferencës kombëtare vjetore “Java e Shkencës 2014”, ku do të shpalosen të arriturat e fundit në shkencë, rrugët e zhvillimit dhe problemet me të cilat po ballafaqohen hulumtuesit kosovarë.

Në hapjen zyrtare të punimeve të konferencës, ministri Buja tha se kjo konferencë do të hap perspektiva të reja zhvillimi për shkencëtarët dhe institucionet kërkimore dhe do të promovojë lidhjen e shkencës me zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Kjo konferencë flet se në Kosovë organizime të tilla japin fryte në zhvillimin e shkencës. Studiuesit që janë prezent në këtë konferencë dhe kumtesat të cilat do të lexohen do të flasin për të rejat e shkencës, hulumtimit dhe inovacionit. Shkenca në Kosovë nuk është në pozicionin e dëshiruar, por ajo është në një rrugë plot perspektivë,”, u shpreh ministri Buja.

Ministri Buja po ashtu tha se kjo konferencë do të sensibilizojë shkencëtarët për të aplikuar me projekte të mirëfillta studimore, ndërkaq rikujtoi faktin se Ligji për Kërkime Shkencore, i cili është aprovuar në Parlamentin e Kosovës, parasheh që 0.7 për qind e buxhetit të Kosovës të ndahen për hulumtime shkencore.

Muhamet Mala, prorektor për shkencë në Universitetin e Prishtinës, tha se zhvillimi dhe avancimi i shtetit të Kosovës asnjëherë nuk ka mundur të mendohet pa përkrahjen që i ofron shkenca dhe veprimtaria hulumtuese e të gjitha fushave.

Prorektori Mala vlerësoi se Universiteti i Prishtinës dhe institucionet tjera të arsimit dhe shkencës, krijuan dhe vazhdojnë të krijojnë themele të forta intelektuale, mbi të cilat ngritet e ardhmja e shtetit tonë.

Ndërsa, nënkryetarja e Këshillit Shkencorë në MAShT, Myzafere Limani tha se, rezultatet e mira shkencore janë promotor të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe se  detyrë e institucioneve të arsimit është që t’i lidhin këto të arritura, me zhvillimin industrial dhe me zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

Duke parë se hulumtimi shkencor, zhvillimi dhe inovacioni janë shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, qëllimi i konferencës është përhapja e të arriturave shkencore, lidhja e tyre me ekonominë dhe industrinë, si dhe këmbimi i përvojave me vendet e rajonit, BE-së dhe më gjerë.

Konferenca do të zhvillojë punimet në datat 13, 14, 15 dhe 16 maj, ku do të lexohen 320 kumtesa dhe ku pjesëmarrës do të jenë 550 autorë dhe bashkëautorë nga Kosova dhe vende të ndryshme evropiane, si: Shqipëria, Mali i Zi, Austria, Maqedonia, Bullgaria, Polinia dhe Turqia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)