07 Maj 2024

Ministri Bajrami priti përfaqësues të BE-së në Kosovë

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti në takim Thomas Gnnochi, shef i Sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrim Evropian të BE-së në Kosovë, dhe znj.Sophie Beaumont nga Zyra e BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet në arsimin e  Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ministri Bajrami falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen që i ka dhënë arsimit në të gjitha nivelet dhe kërkoi bashkëpunim të mëtutjeshëm për arritjen e synimit për arsim sa më cilësor.

Ministri Bajrami foli për trendet aktuale të arsimit në Kosovë dhe tha se është i përkushtuar për një arsim gjithëpërfshirës dhe  cilësorë në të gjitha nivelet, me theks të veçantë zhvillimin e arsimit dhe aftësimit  profesional dhe arsimin e lartë.

Ministri Bajrami tha se, MAShT po fillon procesin për rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, për të cilin tha se do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë dhe vënien e rendit akademik.

Në fund, ministri Bajrami i dha mirënjohje znj. Sophie Beaumont, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë  vite me radhë në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)