28 Prill 2024

Mbahet tryeza “Avancimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional”

Prishtinë, 5 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar tryezën me temën “Avancimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional”, ku kanë marrë pjesë drejtorë komunalë të arsimit, drejtorë të shkollave profesionale, përfaqësues të institucioneve private të arsimit, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të organizatave donatore, etj. 

Sekretari i MAShT, Xhavit Dakaj përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe theksoi se MAShT ka kohë që po bën përpjekje që të bëj diçka më të dalluar nga aktivitetet e përditshme lidhur me AAP-në. “Ndërkohë, kemi llogaritur se një konference ndërkombëtare  që më vonë do ta organizojmë bashkarisht me donatorë, t’i prijë kjo tryezë”, theksoi sekretari Dakaj.

Ndërsa, Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit Buja, theksoi se ky segment i arsimit është shpresa më e sigurt për zbutjen e papunësisë në Kosovë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai theksoi se në nivel vendi kemi 61 shkolla profesionale dhe mbi 59 mijë nxënës, pra do të thotë se mbi 60 përqind e arsimit i takon arsimit dhe aftësimit profesional.

“Qeveria e Kosovës ka vënë si prioritet arsimin dhe aftësimin profesional dhe është mirë që krahas prioriteteve tjera është vënë në spikamë edhe kjo. Para pak kohësh është miratuar Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe ai për të Rritur. Poashtu, kemi hartuar edhe programe strategjike siç është Strategjia e Zhvillimit të Arsimit, ku i kushtohet hapësirë AAP-së”, theksoi z. Gjoshi disa nga të arriturat në këtë sektor të arsimit, ndërsa theksoi edhe Agjencinë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional e cila do të bëhet së shpejti.

“Është momenti që t’i inkurajojmë të rinjtë që të shkojnë në shkollat profesionale dhe të flasim për rëndësinë e këtij segmenti të arsimit, por sidomos me tregun e punës, sepse tregu duhet të jetë përcaktues i drejtimeve, profileve dhe shumë çështjeve që kanë të bëjnë më arsimin profesional. Poashtu, me arsim profesional, të rinjtë tanë vijnë më shpejt te vendi i punës”, tha ai.

Gjoshi theksoi se ndërlidhja e bizneseve me arsimin profesional duhet të jetë më e fuqishme dhe MAShT ka krijuar edhe bazën ligjore për të hapur mundësitë në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)