29 Prill 2024

Mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta

Prishtinë, 23 maj - ​Sot në të gjitha shkollat fillore të Kosovës, do të mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë nxënës.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se testi ka për qëllim t’u mundësojë nxënësve të orientohen në shkollimin e mëtejmë në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Ndërkohë, njoftohen të gjithë nxënësit që nesër nuk do të ketë mësim në shkollat fillore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)