15 Maj 2024

Mbahet konferenca shkencore për Eposin e Kreshnikëve

Prishtinë, 8 gusht - Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike organizojnë sot konferencën shkencore ndërkombëtare "Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi".

Projekti "Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Ko­so­vë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi", 2012-2014, i përkrahur nga Instituti Albanologjik i Pri­sh­ti­n­ës dhe i financuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, do të jetë në qendër të vëm­­e­ndjes së konferencës.

Këngët dhe tregimet në prozë, të mbledhura në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Ko­sovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, do të jenë objekt kryesor i shyrtimit, por do të trajtohen edhe probleme të tjera të epikës gojore.

Ndonëse deri më sot janë shënuar rreth gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve, për mbledhësit e Eposit të Kreshnikëve, sidomos në qendrat e mëdha studimore në Tiranë e në Pri­shtinë, vatrat e gjalla të këtij lloji të rrallë të këngëve ende paraqesin interes të veçantë, e kjo u dë­­sh­m­ua edhe në periudhën 2012-2014, gjatë realizimit të projektit "Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Ko­so­vë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi", 2012-2014, kur nga ekipi E5 me bashkëpunëtorët e jashtëm u evi­de­n­cuan dhe u mbodhen deri më tash rreth 10 vëllime, poezi dhe prozë.

Me qëllim të paraqitjes së vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më të madh të po­ezisë gojore shqiptare, të pasqyrimit të veçorive të tij autoktone, si dhe të dokumentimit të tij në UNESCO vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, e organizojmë këtë kon­ferencë shkencore, por edhe për të kryer detyrimin e parashikuar sipas Marrëveshjes me MA­SHT-in, në dhjetor 2011.
   
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)