28 Prill 2024

MASHT shkel mbi autonominë e UP-së

Prishtinë, 15 nëntor - Vendimi i fundit i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, për regjistrimin edhe të 1000 studentëve në Universitetin e Prishtinës, i ka shkaktuar telashe rektorit Ramadan Zejnullahu.

Por, jo të gjithë fëmijët e dëshmorëve pranojnë të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, duke u thirrur në vlerat e luftës.

Është djalë dëshmori, por thotë se nuk e kishte zënë gjumi tërë natën derisa të nesërmen të shihte rezultatet e publikuara nëse ishte pranuar në fakultetin, ku kishte konkurruar.

Riad Asllani, djali i dëshmorit Ilir Asllani nga Skenderaj, thotë se nuk i kishte shkuar mendja asnjëherë dhe as nuk do të pranonte të ishte pjesë e listës së shoqatave të dala nga lufta për t’u pranuar në studime.

Ai thotë se një vit më parë, kur kishte aplikuar për studime në Universitet, i kishte vënë vetes një qëllim se do të mbronte vlerat për të cilat luftoi babai i tij dëshmor, do të pranohej me meritë, sipas kritereve të ligjit, i cili mendon se duhet të respektohet nga të gjithë, sepse siç thotë ai, “dëshmorët ranë për një shtet për të gjithë”.

Ai ka thënë për “Zërin” se asnjëherë nuk do të donte që ta përdorte emrin e babait të tij për t’u regjistruar në Universitet.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)