07 Maj 2024

MAShT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me USAID-in

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe drejtoresha e USAID-it për Kosovë, znj. Maureen Shauket nënshkruan Marrëveshjen e Llogarisë së Trustit.

Me këtë marrëveshje rregullohen aspekte të menaxhimit, dizajnimit dhe ndarjes së bursave për studime të studentëve kosovarë në universitetet amerikane.

Ministri Buja  tha se  kjo është një ditë e veçantë për faktin se po nënshkruajmë një marrëveshje për realizim të një projekti të madh, për të avancuar studimin, shkencën  hulumtimin, përgatitjen e njerëzve tanë në sfondet ekonomike, sociale dhe politike në universitetet amerikane.

“Këtë do realizojmë në mënyrën më të mirë së bashku me USAID-in, ku së bashku do të dizajnojmë projektin duke qenë bashkëpunues të mirë dhe natyrisht, edhe në anën praktike, duke ndihmuar universitetet tona që ta realizojmë këtë projekt madhor”, tha ministri Buja, i cili falenderoi qeverinë amerikane për ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi për arsimin dhe shkencën në Kosovë.

Ndërsa, znj. Maureen Shauket  tha se  ndjehet e lumtur që USAID-i do të  jetë bashkëpunëtor për ndarjen e bursave për lidership transformues. Ajo bëri të ditur se  krahas këtyre kërkimeve që do të ketë të  mësimdhënësve dhe studentëve, ky program do të ofrojë më shumë se 100 bursa për studentët kosovarë, të cilët do të shkojnë në ShBA  për të vijuar studimet master si dhe programe certifikuese, për të cilat znj Shauket tha se beson që do të jenë shumë joshëse për  nënat të cilat punojnë në Kosovë.

“Ne do të ofrojmë bursa nga të gjithë sektorët, në të cilët punon USAID-i në Kosovë  dhe jemi shumë të lumtur që të investojmë në liderët e ardhshëm të Kosovës”, tha znj. Shauket.

Në fund, ministri Buja sqaroi se dizajnimi i programit do të bëhet së bashku me USAID-in,  ndërsa muaji shkurt do të jetë koha kur do të formohet komisioni i përbashkët për këtë projekt, për të cilin qeveritë e të dy vendeve ndajnë nga 10 milion euro.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)