01 Prill 2023

MAShT mbështet Federatën e Sportit Shkollor

Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Ramë Buja, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Memli Krasniqi, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor (FBSH), Enver Hajredini, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të krijimit të kushteve për njohjen, edukimin dhe formimin e nxënësve, vetëdijesimin për parimet, rregullat dhe kufizimet në sport.

Me këtë marrëveshje, MAShT, përveç tjerash, merr përsipër të sigurojë kuadrin mësimor dhe literaturë profesionale, përfaqësuesit e aktiviteteve dhe hapësirat shkollore publike, oraret e aktiviteteve, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve garuese shkollore në nivel shkolle, komuna apo nivel kombëtar.

MAShT dhe MKRS mbështesin FBSH-në në zhvillimin e aktiviteteve për promovim dhe edukim sportiv të nxënësve në frymën e parimeve të Kartës Olimpike, Marrëveshjes Evropiane kundër Dopingut dhe konventa e marrëveshje tjera të UNESCO-s e të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

FBSH zhvillon aktivitetet sportive në mbështetje të MAShT dhe MKRS-së, duke respektuar parimet e marrëveshejes së përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)