24 Prill 2024

MAShT gjithnjë në ndihmë të nxënësve të Luginës së Preshevës

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim përfaqësues të Unionit Demokratik Shqiptarë nga Lugina e Preshevës, ku është diskutuar për problemet në fushën e arsimit, me të cilat ballafaqohen shqiptarët e asaj ane.

Ministri Buja, me këtë rast, ka shfaqur zotimet se Ministria e Arsimit gjithnjë do t’u dalë në ndihmë nxënësve dhe studentëve të Luginës së Preshevës.

Ministri Buja ka deklaruar se çështja e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, për aq sa u lejojnë plan- programet, nuk do të jetë e vështirë për t’ u zgjidhur dhe se regjistrimi i studentëve nuk do të ketë ndonjë pengesë, pavarësisht ngarkesës që po iu bëhet Universitetit të Prishtinës dhe të Prizrenit.

Më tej, ministri tha se MAShT është duke punuar në rregullimin e çështjes së diplomave në mënyrë të ndërsjellë, me ç’rast ka nënshkruar edhe një marrëveshje, me motivin e fuqishëm, që t’u ndihmohet studentëve të Luginës së Preshëvës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i delegacionit, z. Rami Fazliu, kërkoi nga institucionet arsimore që të ndihmojnë studentët me benificione të ndryshme, pasi që nëntëdhjetë për qind prej tyre pas përfundimit të shkollës së mesme zgjedhin që të vazhdojnë studimet në Kosovë.

Fazliu po ashtu bëri të ditur se mungesa e teksteve shkollore paraqet problem për nxënësit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)