30 Prill 2024

MASHT dënon therrjen me thikë të nxënësit në Mitrovicë

Prishtinë, 28 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dënon ashpër rastin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, me ç’rast nga plagët e shkaktuara me thikë në ambientet e shkollës, ka ndërruar jetë nxënësi i klasës së 13, A.S.

Ministri Buja, në emër të MAShT, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e djalit të tyre, ndërsa apelon te të gjitha institucionet, shoqëria civile dhe prindërit , që bashkarisht të punojmë edhe më shumë në ngritjen e vetëdijes për eleminimin e dukurive negative në shkolla.

MAShT është duke punuar vazhdimisht përmes strategjive dhe aktiviteteve të ndryshme për parandalimin e dhunës në shkolla, por gjithsesi që kontributi i të gjithë akterëve tjerë është i domosdoshëm në mënyrë që të kemi shkolla të sigurta për fëmijët tanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)