04 Maj 2024

Maqedonia ka 56.906 studentë

Shkup, 26 korrik - Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, të publikuara në raportin e fundit, në Republikën e Maqedonisë, në vitin akademik 2012/2013 janë regjistruar gjithsej 56.906 studentë.

Pjesa më e madhe e tyre, respektivisht 54.5 për qind apo 31.005 janë femra.

Numri më i madh i studentëve, më saktë 86.8 për qind janë regjistruar në institucionet shtetërore, 12.7 për qind në universitetet private dhe 0.5 për qind në universitetet teologjike.


Në vitin e parë akademik të vitit 2012/2013 janë regjistruar 17.213 studentë.

Më së shumti studentë ka Fakulteti ekonomik në Shkup edhe atë 4228 më pas Fakulteti Juridik gjithsej 2209.

Ndryshe në vitin e ardhshëm akademik në bazë të Konursit të cilin e ka shpallur Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Universitetet shtetërore në ‘Shën Kirili dhe Metodij’ Shkup në vitin akademik 2013/2014 pranohen 10311 ndërsa ë Universitetin Shtetëror të Tetovës 5630 studentë të rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)