29 Prill 2024

LDK: Në shkollat e Kosovës mungon siguria

Prishtinë, 28 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh "keqardhjen e thellë" për humbjen e jetës së edhe një nxënësi sot në Mitrovicë dhe është "tepër e shqetësuar" me, siç thotë, gjendjen e keqe të sigurisë në shkollat e Kosovës.

"Kryetari Mustafa dhe strukturat drejtuese të LDK-së i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së nxënësit që humbi jetën".

"LDK-ja mban përgjegjëse për pasigurinë në shkolla Qeverinë, e cila në vijimësi nuk ka treguar asnjë përkushtim në raport me sigurinë".

"Rasti i pak ditëve më parë në Prishtinë dhe ky në Mitrovicë dëshmojnë për mungesë të plotë të sigurisë dhe mungesë përkushtimi për t’u përmirësuar sado pak ajo", thuhet në reagimin e AAK-së.

Një nxënës i shkollës së mesme teknike "Arkitekt Sinani" në Mitrovicë është vrarë sot nga plagët e shkaktuara me thikë. Viktima ishte nxënës i klasës së 13-të.

Javë më parë, është vrarë edhe një nxënës pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)