01 Maj 2024

LDK inicon debat parlamentar për UP-në

Prishtinë, 24 janar - Pasi ka ndjekur me kujdes të veçantë zhvillimet në Universitetin e Prishtinës, me theks të veçantë ngjarjet e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet Grupit parlamentar, ka kërkuar debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kërkesa i është drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit.          

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se ngjarjet e fundit e kanë dëmtuar shumë imazhin e universitetit më të madh dhe më të njohur në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se edhe këto ndodhi janë pasojë e ndërhyrjeve sistematike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Qeverisë në UP.

Nga ndërhyrjet politike dhe të kundërligjshme është dëmtuar cilësia, janë krijuar grupe joformale interesi, të cilat nuk mund t’i sjellin asnjë të mirë UP-së.

LDK-ja, me qëllimin më të mirë dhe duke pasur parasysh rëndësinë që ka universiteti më i madh publik në vend, në shumë raste ka dhënë vërejtjet e veta, sugjerimet dhe ka propozuar zgjidhje, por Qeveria nuk ka treguar vullnet që të hapë rrugë për punë normale në UP.          

Po me qëllimin që ta ndihmojë UP-në, LDK-ja ka vendosur që përmes Grupit parlamentar të inicojë mbajtjen e një debati parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilin LDK-ja do bëjë vlerësimet dhe do të japë rekomandimet e veta lidhur me të gjitha zhvillimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)