30 Prill 2024

Lansohet webfaqja e Iniciativës së historisë gojore të Kosovës

Prishtinë, 30 maj - Iniciativa e Historisë Gojore (IHG) të Kosovës organizon lansimin zyrtar të webfaqes multi-mediale www.oralhistorykosova.org, në kuadër të Festivalit të 2-të Femmes Fatales.

Iniciativa e Historisë Gojore të Kosovës është një kolektiv i aktivistëve, hulumtuesve dhe studentëve të angazhuar në filmimin e historive jetësore të individëve. Kolektivi përkrahet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe Universiteti New School nga New York.

\"Ne po ndërtojmë një arkivë multi-mediale të historisë së Kosovës përmes një uebfaqeje ku postohen intervista, filma të shkurtër, foto dhe transkripta në tre gjuhë.\"

Arkiva i mundëson publikut të dëgjojë zërat e njerëzve që tregojnë përvojat e tyre brenda familjes dhe lidhjet e tyre me vendin e vet.

Qëllimi i këtij projekti është që të largohet nga tregimi i thjeshtë i historisë së Kosovës dhe të rigjejë historitë që janë shtypur apo harruar. Ne po fillojmë me gratë, sepse historia zakonisht i harron ato, por kemi intervistuar edhe burra dhe planifikojmë të intervistojmë individë nga të gjitha komunitetet.

Pas një prezantimi të shkurtër nga Dr. Anna Di Lellio (New School) dhe Igballe Rogova (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës), do të shfaqen filma të shkurtër për jetërat e pesë grave kosovare.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)