25 Prill 2024

Lansohet projekti 3 vjeçar austriak për arsimin e lartë

Prishtinë, 16 mars - Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Agjencia e Kosovës për Akreditim në bashkëpunim me organizatat KEC dhe ORCA, të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, lansuan projektin 3 vjeçar Intervenimet në Arsimin e Lartë 2025 (HEI’25).

Ky projekt në vlerë prej 1.5 milion Euro, ka për qëllim të avancojë tutje arritjet në arsimin e lartë në vend duke rritur demokratizimin e institucioneve të arsimit të lartë, digjitalizimin e proceseve të arsimit dhe konkurrushmërinë mes universiteteve publike.

Projekti do t’i ndajë 120 mijë euro grante për studentë, 90 mijë euro grante për hulumtim, do të ndihmojë digjitalizimin e proceseve në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe në Qendrën Kombëtare për Njohjen e Diplomave NARIC si dhe për herë të parë do të krijojë një platformë rangimi të universiteteve publike.

Në lansimin e projektit morën pjesë përfaqësues nga MASHTI, AKA, universitetet publike si dhe hisedarë të tjerë të arsimit të lartë në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)