22 Mars 2023

Lansohet kampanja ‘Pa asistent unë jam jashtë shkollës’

Prishtinë, 13 shtator -  Sot është lansuar kampanja ‘Pa asistent unë jam jashtë shkollës’, e implementuar prej grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’ dhe e mbështetur ngs Save the Children në Kosovë, e cila për qëllim ka ndërgjegjësimi por edhe lobimin ndaj insitucioneve që secili nxënës me aftësi të kufizuar duhet të ketë mbështetjen e asistentit në shkollë.

Situata me pandeminë e ka rënduar edhe më tepër përfshirjen e tyre në mësim, me sfida të shumta të cilat në kuadër të kampanjës janë identifikuar gjatë takimeve me prindër, siç janë:  mos arritja e objektivave të planit individual të fëmijës në mungesë të një mbështetjeje individuale për fëmijën, rënia e motivimit,  mos ndjekja e mësimit online për shkak të natyrës grupore të zhvillimit të mësimeve si dhe regres në arritjet mësimore pikërisht për shkak të arsyeve të mësipërme.

Aktualisht, në tërë Kosovën janë të punësuar 100 asistentë, numër ky dukshëm i ulët në raport me nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në vend. Me qëllim të zgjidhjes së sfidave të identifikuara, përfaqesues të grupit janë takuar me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, ku kanë kuptuar se planet e ministrisë në katër vitet e ardhshme janë që të punësohen edhe 400 asistentë të tjerë.

Po ashtu, lidhur me këtë qëllim, janë zhvilluar takime edhe me  Drejtoritë komunale të Arsimit në katër komunat target: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë e Mitrovicë.

Ndërkaq, për të theksuar më shumë rëndësinë e asistentit, grupi ‘’Hëna’’ ka realizuar një video ndërgjegjësuese me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, linkun e së cilës mund ta gjeni më poshtë:

Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo formal i themeluar më 2017 nga HANDIKOS , me mbështetje të Save the Cildren në Kosovë, që mision ka garntimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)