28 Mars 2024

Kurti nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Education Unlimited e.V.

Prishtinë, 28 shtator - Në një ceremoni të organizuar në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me znj. Kerstin Zielosko, Kryetare e Education Unlimited e.V.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Të dy palët u pajtuan që të kryejnë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, përfshirë, por duke mos u kufizuar, në programe të shkëmbimit për studentë dhe nxënës, projekte kërkimore, programe edukimi dhe trajnime, konferenca arsimore dhe kulturore, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, znj. Arberie Nagavci, koordinatorja e Projektit, znj. Milote Sadiku dhe udhëheqësi i projektit, z. Luan Krasniqi.


  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)