28 Prill 2024

KREK: Mos e shkatrroni imazhin e UP-së duke e terorizuar atë

Prishtinë, 3 janar - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), kërkon nga të gjitha palët e përfshira si Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Policisë së Kosovës dhe disa student të Universitetit të Prishtinë e që janë të lidhura me problemet e shfaqura në Universitetin e Prishtinës, të tejkalohen problemet,  të trajtohen,  të gjendet  zgjidhja  e duhur  konform  rregullave dhe ligjeve në fuqi  dhe  t’i kthehet imazhi që tani po i humb universitetit të Prishtinës  “ Hasan Prishtina “.

"Njëlloj sikurse KREK-u, të gjithë prindërit tanë, qytetarët e Republikës së Kosovës  nuk  duan t’i  shohin pamjet në televizionet e Kosovës, ku  Policia e  Republikës tonë  po i trajton studentët  sikurse të ishin kriminel e jo si student të rinjë në moshë që kanë dalë ti kërkojnë të drejtat e tyre për një Universitet  ku mbretëron ligji dhe ku aty studiohet", thuhet në reagimin e KREK.

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, kërkon nga Qeveria e Kosovës  të ndërhyjë sipas të drejtës ligjore  në Universitetin e Prishtinës, duke e kthyer stabilitetin e funksionimit, si dhe duke i larguar të gjithë ata  që janë përfshirë  në rastet korruptive dhe jo legale  si dhe të instalohen programe të veçanta  që do t’i parandalonin këto dukuri në të ardhmen.

Studentët e Universitetit të Prishtinës,  që tani  kanë  hyrë  në fazën e provimeve, të përgatiten  që të  iu  nënshtrohen provimeve për sukseset e tyre dhe të mos merren me çështje që i takojnë drejtësisë dhe institucioneve përkatëse brenda UP-së.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)