13 Maj 2024

Kosova pranohet në ENQA

Prishtinë, 25 shtator -  Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka konfirmuar anëtarësimin Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) në këtë organizatë për një periudhë 5 vjeçare.

Ky vendim vjen pas takimit të fundit të Bordit të ENQA-s më 15 shtator2014. Konfirmimi i pranimit të anëtarësisë së plotë pason pas vizitës së panelit ndërkombëtarë në AKA dhe vlerësimit të tyre mbi punën e saj gjatë muajit janar 2014, thuhet në kumtesën e AKA.

ENQA është krijuar pas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për të promovuar Procesin e Bolonjës.

Asociacioni kontribuon në zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë në vendet që janë nënshkruese të marrëveshjes së Bolonjës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)