03 Maj 2024

Kosova në vendin e tretë në botë për fizikë

Prishtinë, 11 maj - ​Nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi, Lendrit Januzaj dhe Endrit Himaj janë dy “shkencëtarët” kosovarë që kanë marrë medaljen bronze (çmimin e tretë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP-2014”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

Kjo olimpiadë u organizua në datat 30 Prill-5 Maj në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Kanceri në paratë e letrës. Zbulimi, përmasat dhe kontrolli i Aflatoksinës”, ishte projekti i nxënësve kosovarët që u renditën të tretë ndër 385 projekte pjesëmarrëse nga 66 vende të ndryshme të Botës dhe 44 shteteve të Amerikës. Qëllimi i këtij punimi ishte konstatimi i prezencës së Aflatoxinës në paratë e letrës, si dhe sygjerimi i zgjidhjeve të mundshme. Aflatoksina njihet si një ndër substancat më kancerogjene, që shkaktojnë kancerin e mëlqisë.

Pavarësisht moshës fare të re, nxënësit e gjimnazit kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë e tyre në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit. Nxënësit sot (10.05.2014) u kthyen nga garat me medaljet e tyre në qafë me plot nderë të përfaqësimit të denjë të shtetit të tyre në arenën ndërkombëtare.

Ata u pritën në aeroportin e Prishtinës nga zyrtari i lartë i ministrisë së arsimit ztr.Osman Shahini, familjarët, shokët si dhe mësuesit e tyre.Fondacioni për Arsim dhe Kulturë Atmosfera, vazhdon të promovojë arsimin në Kosovë.

Kualiteti i mësimit që nxënësit marrin në Gjimnazin Hasan Nahi themeluar nga Fondacioni Atmosfera, iu mundëson nxënësve për të vazhduar studimet në cilindo universitet të botës, dhe janë të gatshëm që të mund të garojnë në cilindo vend të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)