29 Mars 2024

Kosova ka vlera evropiane

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja , mori pjesë në debatin publik me temë : “ Evropa mes  Meje dhe Teje “  të organizuar nga  “Forumi Weltoffen International ”, kjo iniciatvë në Kosovë  ka kuptimin e paraqitjes së vizioneve 12 vjet pas mbarimit të luftës si dhe 3 vjet pas shpalljes së pavarësisë së sajë.

Qëllimi është që të  tregohet se Kosova është shtëpia e  përbashkët për të gjithë ata  që shikojnë të ardhmen e tyre në integrimin në familjen evropiane. Aktivitete e tilla në Prishtinë por më vonë edhe në Mitrovicë  kanë për qëllim edhe të prezantojnë zhvillimet në Kosovë si dhe rëndësinë që ka vendi ynë në kontekstin rajonal Ballkanik  si dhe të ardhmen në Bashkësinë Evropiane.

 

Ministri Buja tha se “ ne ende nuk jemi ende në pozicionin e dëshiruar por të integruar në rrafshin kulturorë e arsimorë por  synimet tona janë që të ecet me vlerat tona pa emituar te tjerët andaj them se do integrohemi kur te jemi vetvetja pa emituar te tjerët, pra ne nuk mund te jemi me evropian se evropianët. Ne duhet te japim me shumë bursa te rinjve  tanë  për studime jashtë vendit ashtu qe vajzat dhe djem tanë te sjellin kulturën e punës e te dijes nga vendet e zhvilluara. Mandatin e tashëm e kam shpallur mandat të cilësisë në arsim. Besoj se do hyjmë si vlerë në Evropë. Këtë po e bëjmë q`do ditë por jo me kapacitetin e dëshiruar “ theksoi në fund ministri Buja .

 

Ndërkaq eurodeputeti  Hannes Swoboda  ndër tjera tha se “ Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe se integrimi i sajë në Evropë do të ndodhë herët a vonë siç po ndodhë me Kroacinë. Ai përmendi  rëndësinë e zhvillimit të demokracisë në Kosovë si dhe rëndësinë e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj të cilët duhet të jenë të aftë të përballen me sfidat e jetës dhe te marrin përgjegjësitë.  Në këtë kontekst Swoboda mori shembull Greqinë e cila  po ballafaqohet me krizë e njohur tashme  dhe një nga shkaqet  përmendi  mungesën e trajnimeve të mirëfillta të mësimdhënësve  në këtë vend .

 

Për rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe kulturorë të vendit si dhe ndikimin e këtyre dy sektorëve në integrimet evropiane folën  Robert Wright, Drejtor i përgjithshëm i Raiffeisen Bank dhe  Lirak Çelaj , Drejtor i Teatrit Oda ne Prishtinë.  Debatin e moderoi Fate Velaj –kryetar i Forumit “Weltffen International” i cili njëherësh foli për  qëllimin dhe rëndësinë e zhvillimit të këtyre debateve në qendra të ndryshme të Evropës .

 

Sipas Fate  Velaj, deri me tani, debate të kësaj natyre janë organizuar  në Vjenë, Athinë, Tiranë, Beograd, Pogradec, Wells  dhe ne vende tjera. 

Debati  i sotëm u mbajt në ambiente të Bibliotekës Kombëtare  Universitare në Prishtinë , në praninë e një numri të konsiderueshëm të studentëve , qytetarëve dhe të medieve .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)