01 Maj 2024

Komuna e Prishtinës rritë transparencën në intervistimin e mësimdhënësve

Prishtinë, 26 janar - Intervistimi i kandidatëve për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave në Prishtinë, do të bëhet në prezencë të Këshillit të Prindërve, Këshillit të Nxënësve dhe Shoqërisë Civile. Këtë vendim e ka marrë Komuna e Prishtinës, duke respektuar kështu ligjin dhe udhëzimet administrative.

Zyrtarë të Komunës dhe të Ministrisë së Arsimit, thonë se kjo duhet të jetë një shembull edhe për komunat e tjera, në mënyrë që të rritet transparenca.

Vendimi i Komunës së Prishtinës për prezencën e Këshillit të Prindërve gjatë intervistimit të kandidatëve të kuadrit mësimor ndikon në shtimin e transparencës, thonë zyrtarë të Komunës dhe Ministrisë së Arsimit.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, tha për Radio Kosovën, se sa i përket panelit intervistues për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, është e përcaktuar me dy udhëzime administrative.

“Për mësimdhënësit është komisioni që përbëhet prej dy anëtareve të drejtorisë komunale të arsimit, dhe drejtori i shkollës përkatëse, pra janë tre anëtarë. Këshilli drejtues i shkollës këshilli drejtues i prindërve dhe këshilli i nxënësve, në rastin e shkollave të mesme, të ulëta dhe të larta, ftohen në cilësinë e vëzhguesit. Kurse në rastin e shoqërisë civile, sipas udhëzimit administrativ, prezenca e tyre gjatë intervistimit, lejohet sipas vendimit të kandidatëve për mësimdhënës, për arsye se ata munden të ndihen në siklet”, tha ai.

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Azem Guri, thotë se me këtë vendim Komuna e Prishtinës e ka përfillur udhëzimin administrativ për procedurën e përzgjedhjes së mësimdhënësve në shkolla. Ai theksoi se Këshilli i prindërve është paraparë të jetë prezent gjatë intervisitimit të kandidatëve në cilësinë e vëzhguesit.

“Mirëpo, ata nuk kanë të drejtë të vlerësimit, poentimit, njëkohësisht edhe të rekomandimit, për arsye se komisioni i interviston, i poenton edhe i rekomandon kandidatët. Një shembull të tillë duhet ndjekur edhe nga komunat e tjera. Unë pavarësisht se si kanë vepruar komunat deri më tani, kjo ka qenë obligative që të jenë prezentë ata, për arsye se pos çështjes së transparencës, krijohet edhe një lidhje e bashkëpunimit në mes prindërve dhe shkollës”, theksoi Guri.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Prishtinës, në këtë mënyrë respektohet ligji dhe rritet transparenca në opinion, duke theksuar se prindërit dhe shoqëria civile, duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi, për të kontrolluar pushtetin lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)