26 Prill 2024

Komuna e Prishtinës nisë projektin e ri “Rrugët për Fëmijë”

Prishtinë, 14 mars - Komuna e Prishtinës ka nisur një projekti të ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit.

Nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojmë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.

Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, me datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”.

Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rr. “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente.

"Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit."

"Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë!", thekson Komuna e Prishtinës.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)