14 Maj 2024

KMDLNj: Protesta që i tejkalojnë kufijtë e një proteste paqësore

Prishtinë, 25 shtator - KMDLNj ka njoftuar se është duke vëzhguar situatën e krijuar pas zgjedhjes së rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe protestave që po organizohen nga një numër studentësh të cilët po shprehin mospajtim me mënyrën e zgjedhjes së rektorit si dhe po e kontestojnë angazhimin e tij shkencor dhe profesional.

Protestuesit në dy raste kanë penguar mbledhjen e Senatit duke ndikuar në mbarëvajtjen e punës së rektorit në veçanti, rektoratit dhe Universitetit, “Hasan Prishtina” në përgjithësi.

KMDLNj vlerëson se rektori i ri i Universitetit “Hasan Prishtina” Ramadan Zejnullahu është zgjedhur në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjin dhe se nuk është kontestuar nga askush.

KMDLNj mendon se rektorit të ri Ramadan Zejnullahu duhet t’i ipet përkrahje për mandatin 2 vjeçar në realizimin e projektit me të cilin edhe e ka fituar garën siç janë reformat gjithëpërfshirëse, depolitizimin e këtij institucioni arsimor që ka qenë skajshmërish i politizuar, luftimin e korrupsionit dhe dukuritë e tjera negative që e kanë degraduar në masë të madhe këtë Universitet.

Studentët e UP “Hasan Prishtina” duhet ta përkrahin rektorin Zejnullahu për aq kohë sa ai do të jetë i vendosur për rivendosjen e rregullit dhe zbatimit të programit i cili premton se gjërat do të lëvizin në drejtim pozitiv.

Kontestimi i rektorit pa i dhënë fare mundësi të dëshmohet me punë më shumë i ngjanë një konspiracioni të atyre që kanë humbur gjatë garës, i dekanëve që janë vendosur me urdhër politikë e jo në bazë të profesionalizmit dhe i disa studentëve me precedencë penale që kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes në këtë Universitet.

Prandaj, KMDLNj i fton studentët t’i kthehen studimeve sepse duke u aftësuar vetë ata kontribuojnë edhe në mbarëvajtjen e punës së UP – së sikur që e dënon edhe hyrjen në mënyrë të dhunshme në objektin e rektoratit duke penguar mbledhjen e Senatit.

KMDLNj e gjykon dhunën që është ushtruar ndaj aktivistit Rron Gjinovci nga ana e protestuesve të dhunshëm dhe fton organet e hetuesisë që të ndërmarrin veprime të shpejta në mënyrë që këto raste të dhunës të mos përsëriten në të ardhmen.

Ata që përdorën dhunën ndaj aktivistit Gjinovci mund të përdorin dhunë edhe ndaj të tjerëve nëse nuk vepron ligji.

Dhe së fundi, duhet tu merret mundësia të gjithë atyre që në emër të demokracisë i keqpërdorin vlerat themelore të saj siç janë liria e fjalës dhe liria e mendimit ndryshe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)