29 Prill 2024

KMDLNJ kërkon mos ndërhyrje në pavarësinë e Universitetit!

Prishtinë, 13 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se Universiteti “Hasan Prishtina” që pas përfundimit të luftës ka pasur probleme në ruajtjen e pavarësisë për shkak të ndërhyrjes së vazhdueshme të politikës ndaj këtij institucioni të arsimit të lartë prandaj është përballur me vështirësi të vazhdueshme që kanë ndikuar në besueshmërinë në këtë institucion si dhe në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies. 


Rektorët e emëruar politikisht si dhe udhëheqja e lartë kryesisht ka qenë nën ndikimin e politikës.

Edhe pas zgjedhjes së fundit të rektorit rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë sipas KMDLNj-së ka vazhduar përpjekja për të vazhduar kontrollin politik mbi Universitetin përmes disiplinimit të rektorit të porsazgjedhur.

U organizuan protesta të panevojshme, të padrejta dhe të kurdisura që kërkonin dorëheqjen e rektorit i cili ishte i vendosur për të vënë rend dhe rregull në këtë institucion të arsimit të lartë.

Së voni u paraqit problemi i regjistrimit me automatizëm të 1000 studentëve në bazë të Memorandumit të OVL dhe Universitetit duke kërcënuar rektorin Zejnullahu se nëse nuk regjistrohen 1000 studentë me automatizëm (fëmijë të veteranëve të UÇK-së) do të kalohet në veprime tjera që nënkupton se Rektorati i Universitetit “Hasan Prishtina” po u nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazhit që është e papranueshme sepse ndikon në stabilizimin e situatës në Universitet.

KMDLNj është kundër ndërhyrjes në punën dhe pavarësinë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe kërkon që rektorati dhe rektori Ramadan Zejnullahu mos të pengohet në kryerjen e punëve për çka ka mandat.

\"Është e pamundur në rrethanat ekzistuese të Universitetit “Hasan Prishtina” të pranohen me automatizëm 1000 studentë dhe të akomodohen në fakultetet ku konkurrenca është shumë e madhe si; fakultetit i Mjekësisë, fakulteti i Edukimit dhe fakulteti i Arkitekturës.\"

\"Nëse duan shkollim cilësorë duhet të afirmohen dhe mbrohen kriteret e konkurrencës së shëndoshë dhe krijimi i mundësive të barabarta dhe jo diskriminuese për ata që garojnë për një vend në universitet pa bërë diskriminime në baza partiake, etnike, politike, statusit shoqëror dhe social si dhe të së kaluarës!\", thekson KMDLNj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)