19 Prill 2024

KFOR-i mirëpret studentët nga Universiteti i Erfurtit

Prishtinë, 11 korrik - Sot, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Erhard Bühler, mirëpriti në Shtabin Qendror të KFOR-it një grup studentësh  të  cilët janë duke e ndjekur shkollën “Willy Brandt School” të Politikave Publike në Universitetin e Erfurtit, një shkollë e rëndësishme dhe profesionale  në Evropë.

Në kornizë të studimeve të tyre, vizita e tyre është pjesë e kursit të quajtur  “Studimet mbi Konfliktin dhe menaxhmenti: Aftësitë Praktike, Analizat mbi konfliktin  dhe Menaxhmenti “. 
 
Shatë studentët më të mirë ndërkombëtarë të cilët vijnë nga Pakistani, Uzbekistani, Taxhikistani dhe India morën pjesë në ligjerimin e dhënë nga Komandanti i KFOR-it mbi situatën  momentale në Kosovë si dhe mbi ngajrjet  të cilat u shënuan në rajon në dekadat e fundit.

Studentët në këtë mënyrë patën mundësinë t’i implementojnë studimet e tyre dhe programin e tyre hulumtues në Studimet mbi konfliktin dhe manaxhmentin si një hap i rëndësishëm në përfundimin e magjistraturës së tyre në përgjigjje të sfidave aktuale dhe nevojës për një politikë publike globale.   

Komandanti i KFOR-it iu dha studentëve një përshkrim të pergjithshëm mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, të vlerësuar si të qetë dhe stabile.

“Situata e sigurisë kurrë s’ka qenë më e mirë”, tha ai dhe theksoi se është shumë e pamundshme që të ndodhin trazira të mëdha.

Sidoqoftë situata e sigurisë në veri të Kosovës është paksa më ndryshe dhe ka ende potencial për dhunë e që kërkon prezencë të fuqishme të KFOR-it. KFOR-i ofron veçanërisht ne veri një kornizë të ashpër të sigurisë duke patrulluar dhe kontrolluar rajonin.

Gjeneral Bühler më vonë ilustroi strukturën e tanishme të re të KFOR-it, si përgjigje konkrete për situatën e ndryshuar.

Ai theksoi  se misoni i KFOR-it është ende ndër rezoluten e Kombeve të Bashkauara 1244  për të ofruar një ambient të qetë  dhe të sigurt  për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon. 

Gjeneral Erhard Bühler ilustroi konceptin e ri të KFOR-it, tani të vendosur në qëndrim të gatishmërisë së lartë, fleksibilitetin e tij  dhe strukturën  e sai mobile operacionale të vendosur në 2 grupe luftarake shumëkombëshe, të zbarkueshme në tërë Kosovën.

Për shkak të situatës së ndryshuar në tërë Kosovën, ai gjithashtu spjegoi misonin e pesë Detashmenteve te reja te perbashkëta Operacionale (JRD), dhe nevojën për të komunikuar  me dhe në të njëjtën kohë  për të dëgjuar  politikë-bërësit, dhe dhe mesuesit dhe bisnesmenët dhe se si janë një lidhje në mes të Shtabit qendror të KFOR-it , në rast se mbështetja  e KFOR-it është e nevojshme ndokund. 

Pavarësisht situatës së qetë dhe stabile aktualisht, për shkak se disa çështje politike nuk janë zgjidhur ende, siç është linja kufitare administrative me Serbinë, për të cilën vetëm KFOR-i ka përgjegjësi sipas Ligjit Ndërkombëtar, Gjenerali Erhard Bühler ka konkluduar se misioni i KFOR-it duhet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)