01 Prill 2023

Kërkojnë shndërrimin e universiteteve publike në organizata të pavarura buxhetore

Prishtinë, 17 dhjetor - Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, do të vazhdojë përpjekjet për shndërrimin e universiteteve publike në organizata të pavarura buxhetore, të cilat tani për tani janë nënprograme të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Për këtë dhe tema të tjera me rëndësi për universitetet publike u diskutua në mbledhjen e fundit të Konferencës së Rektorëve, që u mbajt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.  

U bë e ditur se kërkesa për shndërrimin e universiteteve publike në organizata të pavarura buxhetore ju ka dërguar komisioneve përkatëse të Kuvendit të Kosovës (Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Sport dhe Rini), mirëpo që nuk kanë marrë përgjigje.

Si rrjedhojë u mor vendimi që kërkesa drejtuar këtyre komisioneve të përsëritet, me shpresë për të marrë përgjigje pozitive.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet lidhur me organizimin e Konferencës së radhës, që do të mbahet më 4 mars 2022 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të diskutohet për profilizimin e universiteteve publike.

Rektorët e universiteteve publike gjithashtu u dakorduan që në qershor të vitit 2022 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të organizohet edhe një mbledhje tjetër, ku do të diskutohet për qëndrueshmërinë financiare të universiteteve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)