02 Maj 2024

Kërkohet buxhet më i madh edhe për shkollat e Mitrovicës

Mitrovicë, 26 qershor - Të ketë buxhet më të madhe për të gjitha  shkollat në Komunën e Mitrovicës, të investohet në ndërtimin e objekte të reja shkollore, të këtë përmirësime infrastrukturore, aktivitet më të shumta për nxënësit, ishin disa nga kërkesat kryesore të përfaqësuesve të arsimit në Komunën e Mitrovicës,  në takimin e radhës  të dëgjimit publik rreth  planifikimit të buxhetit për vitin 2015-2017.

Ismet Ferizi, drejtor i Gjimnazit Frang Bardhi, tha se gjimnazi përbën numrin më të madh të nxënësve në komunë dhe si rrjedhojë ka nevojë edhe për mbështetjeje më të madhe financiare. Ai tha se kjo shkollë ballafaqohet me  probleme të shumta, si me hapësirë të vogël, po ashtu edhe me mungesë të një salle për aktivitet të ndryshme.

“Ne kemi shumë sfida për arsye se  nuk e kemi një buxhet të mjaftueshëm për realizmin e objektivave tona. Si shkollë e mesme t Është e nevojshme që nxënësit të realizojnë aktivitete të ndryshme, por në mungesë të kushteve ato mungojnë në shkollën tonë. Po ashtu ne planifikojmë që gjatë viteve të ardhshme mësimi të realizohet vetëm në një ndërrim, që do të kishte pas  reflektim  pozitiv tek procesi arsimor por edhe  tek nxënësit” tha ai.

Naser Osmani, përfaqësues i shkollës “Andon Zako Cajupi” tha se edhe kjo shkollë ka probleme për shkak të buxhetit të vogël. Ai kërkoj që nga planifikimi i buxhetit të bëhet ndarje më e madhe edhe për meremetimin e shkollës. “Sallën tonë sportive e shfrytëzojnë disa klube sportive dhe në këtë mënyrë neve po na krijohen shumë harxhime  me pagesë të energjisë elektrike, andaj  kërkoj që të gjendet një zgjidhje”,  tha ai.

Drejtoresha e Çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë”, Lume Tahiri,  theksoi se  kjo çerdhe është e vetmja çerdhe publike në qytet. Ajo tha se po has në  vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme dhe  se objekti është shumë i vjetruar. Tahiri nga Drejtoria e Arsimit, kërkoi që  çerdhes t`i bëhet pagesa e  e derivateve për ngrohje.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se buxheti do të planifikohet të realizohet aty ku qytetarët kanë më së shumti nevoja dheinteresa. Për të është shumë e rëndësishme që të rritet numri i institucioneve parashkollore dhe në shkolla të mbahen orë shtesë për nxënësit më sukses më të ulët.

“Unë ju dëgjova të gjithë juve, por askush nuk e përmendi që Mitrovica ka mungesë të institucioneve  parashkollore dhe për këtë arsye është e nevojshme që të mbahen edhe orë shtesë për të gjithë ata nxënës që  kanë sukses më të ulët në  mësime. Sigurisht si çdo sektor tjetër edhe Arsimi përballet me vështirësi,  por ne jemi të përqendruar që t`i realizojmë objektivat tona”, tha Bahtiri.

Drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani theksoi se  është shumë e rëndësishme që të  dihet se cilat janë kërkesat dhe në këtë mënyrë të vazhdohet që në planifikimin e buxhetit në të ardhmen të investohet aty ku është e nevojshme.

Nysret Maxhera, drejtor i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, pohoi se ai do të ketë parasysh të gjitha kërkesat e paraqitura sot dhe se buxheti në vitet në vijim do të përcaktohet për ato fusha më prioritare, që sipas tij, do të vazhdohet me realizimin e qëllimeve për të pasur një arsim më të mirë për të gjithë nxënësit e Mitrovicës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)