24 Mars 2023

Kërkohet bashkëpunimi mes DKA dhe Fakultetit të Edukimit

Prishtinë, 12 tetor - Takimi i rregullt i udhëheqjes së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti për ish- drejtorin e arsimit, Remzi Salihu, i cili para pak javësh ishte vrarë në vendin e tij të punës.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, fillimisht ka shprehur keqardhje për humbjen e njeriut të parë të arsimit në Komunën e Prishtinës, ndërkaq ka vlerësuar se, i ndjeri Salihu ishte njeri bashkëpunues, i dinjitetshëm dhe i përkushtuar për arsim.

Duke folur rreth gjendjes në arsim nëpër komuna, ministri Buja ka vlerësoi se është bërë shumë punë nga drejtorët komunal të arsimit në përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar.

Ministri, theksoi edhe faktin se këtë vit është aprovuar në Kuvendin e Kosovës Ligji për Arsimin Parauniversitar, është aprovuar në Qeverinë e Kosovës Strategjia për Zhvillimin e Arsimit 2011/ 2016 dhe është nënshkruar Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës.

Në këtë takim, ishte prezent edhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Mujaj, i cili ka kërkuar që të thellohet bashkëpunimi me drejtorët e arsimit dhe drejtorët e shkollave, sa i përket pranimit të studentëve në kryerjen e mësimit praktik.

Ndërsa, disa drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit kërkuan nxjerrjen e një Udhëzimi Administrativ për rregullimin e shpërndarjes së studentëve të Fakultetit të Edukimit në kryerjen mësimit praktik nëpër shkolla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)