05 Maj 2024

Kërkim falje publike Milazim Krasniqit

Prishtinë, 12 shkurt - Ai ishte një nga studentët që i shkuan pa leje në provim profesorit Milzaim Krasniqi. Tha se ka përdorur ndaj tij fjalë fyese. Duke e parë që Krasniqi kërkoi ndjesë publike për postimet e tij, që u quajtën fyese, edhe studenti që morri pjesë në pengim të provimit zgjodhi ta takoi profesorin dhe t’i kërkojë falje. Madje atë po e bën në mënyrë publike.

Lexojeni me poshtë shkrimin e Gëzim Pakashticës:

Të nderuar miq:

ndjejë përgjegjësi morale, shoqërore dhe kolegiale të ndaj disa fjalë me ju!

Si student i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”: në vitin e tretë në Fakultetin Filozofik në Departamentin e Shkencave Politike dhe në vitin e parë në Fakultetin Juridik, mendoj se deri më tani, tubimet, protestat dhe aksionet simbolike të studentëve kanë qenë të drejta dhe konform ligjit të përgjithshëm shtetëror në pajtim me Kushtetutën e RKS-së (Neni 43 – Liria e tubimit) dhe poashtu në pajtim me Statutin e Universitetit të Prishtinës (Neni 162). Kërkesat tona janë të drejta dhe të arsyeshme. Ato kanë për qëllim përmirësimin e sferës akademike dhe materiale të Universitetit ku ne studiojmë. Në këto tubime dhe protesta kishte edhe incidente të cilat kanë kaluar lehtë, pa pasur lëndime serioze në anën e studentëve dhe në anën e policisë.

Duke qenë pjesëmarrës në të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur sëfundi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – në tubimet, protestat dhe aksionet simbolike të studentëve: vendosa t’i kërkoj falje Dr. Milazim Krasniqit – profesor në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gazetarisë – për incidentin e ndodhur më 10 shkurt, pas një aksioni të ndërmarrë, për një deklaratë publike të tij, e cila ka lënduar të gjithë studentët pjesmarrës në tubime dhe protesta (në mesin e tyre edhe mua) dhe shoqërinë civile: përkrahëse e tubimit dhe protestës tonë studentore.
Pas asaj deklarate, profesori Milazim Krasniqi u kërkoi ndjesë të gjithëve duke pohuar se ka ndodhur keqkuptim.

Me datën 10 shkurt, në ambientet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetit Filologjik, në një aksion (simbolik) kundër asaj deklarate, kishim menduar të lexojme disa citate të autorëve të ndryshëm se c’është racizmi dhe fashizmi, ku për fat të keq eskaloi gjendja dhe unë përdora terma ofendues ndaj profesorit Milazim Krasniqi duke thyer kështu Kodin e Nderit për Studentë, Statutin e Universitetit të Prishtinës (Neni 148) dhe në aspekt të përgjithshëm: Kushtetutën e RKS-së (Neni 23) me një sjellje që nuk përkon me një student universitar dhe duke e marrë parasysh që tubimet, protestat dhe aksionet tona në thelb kanë ‘ndërtimin’ apo ‘ngritjen’ e një studenti të mirëfillt dhe konkurent në nivel ndërkombëtar.

Si student universitar kërkoj falje individualisht për fjalët ofenduese të përdorura në prezencë të studentëve, profesorit Milazim Krasniqi dhe asistentëve të tij. Personalisht mendoj se kanë qenë fjalë të nxituara nën efektin euforik të ngjarjeve të fundit në UP. Sot u takova me profesorin e nderuar dhe i kërkova falje, ndërsa ai më mirëkuptoi.

Si përkrahës i tubimeve dhe protestave studentore, ftoj të gjithë studentët, shoqërinë civile dhe qytetarët për tubime, protesta dhe aksione sa më paqësore dhe pa ofendime individuale apo kolektive, racore, etnike, kombëtare, etj. (si nga ana e protestuesve, poashtu edhe nga ana e stafit akademik dhe administrativ të kampusit universitarë), gjithmonë nën petkun e ligjit të përgjithshëm shtetëror, me kërkesa për një botë sa më të mirë akademike në Kosovë, respektivisht në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Duke sjellë në mendje të gjithë potencialin dhe dëshirën tonë për dije, jam i sigurtë se rruga përpara do të jetë më e ndritshme dhe më e begatë.

Gjitha të mirat,
Gëzim Pakashtica

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)