15 Maj 2024

Kalueshmëria e “Provimit të Maturës 2014” 52.5 për qind

Prishtinë, 7 korrik - Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, z. Nehat Mustafa, në konferencën me gazetarë ka bërë të ditur rezultatet e kalueshmërisë së Provimit të Maturës 2014.

Zv/ministri Mustafa, me këtë rast ka bërë të ditur se këtë vit Provimit të Maturës i janë nënshtruar 42. 052 maturantë, ku prej tyre sukses pozitiv kanë arritur 21. 918 ose 52. 5 përqind maturantë, të cilët i janë nënshkruar provimit në gjuhën shqipe, 34. 6 për qind maturantë nga komuniteti boshnjak dhe 51. 1 për qind maturantë nga komuniteti turk.

Zëvendësministri Mustafa me këtë rast ka falënderuar përfaqëuesit e Universiteteve Publike, të cilët kanë ndihmuar që bashkërisht të organizohet një proces i mirë, si dhe përfaqësuesit e mediave të cilët kanë pasur një pasqyrim korrekt të ecurisë së provimit.

ZëvendësministriMustafa, po ashtu ka bërë të ditur se, Divizioni  për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim sot kanë bërë një kallëzim penal për të gjithë qytetartë e Republikës së Kosovës të cilët kanë ndërhyrë në proces duke komunikuar ose duke tentuar të që komunikojnë përmes rrjeteve sociale, në të cilin ajnë 160 emra të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

KQShM po ashtu kërkon falje për të gjitha mediat, të cilat nuk kanë arritur që të përcjellin këtë konferencë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)