04 Maj 2024

“Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje me universitetet nga Michigan

Michigan, 9 maj - Universiteti “ Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Universiteteve dhe Kolegjeve \'\' Great Lakes Colleges Association\'\', me seli në Ann Arbor të shtetit Michigan në  SHBA, në të cilin aderojnë 20 universitete dhe kolegje.

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori, Prof.Dr. Arben Dërmaku dhe presidenti i këtij asociacioni,  Richard Detweiler, në Ann Arbor, në kuadër të vizitës së punës që po realizon në Shtetet e Bashkuara , një delegacion nga menaxhmenit i Universitetit nw përbërje të të cilit janë rektori, Prof.Dr. Arben Dërmaku, prorektori, Prof.Dr. Sabri Tahiri, dhe z. Ilmi Ramadani, anëtarë i Bordit Drejtues të Universitetit \'\'Kadri Zeka\'\'.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të ndihmohet Universiteti “Kadri Zeka”në përmbushjen e misionit tw tij, përmes lehtësimit tw lidhjeve midis universiteteve dhe  kolegjeve anëtare të Bashkësisë  \'\' Great Lakes Colleges Association\'\' .

Në këtë kuadër është paraparë shkëmbim përvojash dhe këshilla  nga  praktikat më të mira në fushën e arsimit dhe administratës, si dhe duke inkurajuar lëvizjen e profesorëve dhe studentëve në mes  institucioneve tona.

Përpos nënshkrimit të marrëveshjes, drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka” po zhvillojnë edhe vizita të veçanta nëpër Universitetet dhe kolegjet anëtare të \'\'Great Lakes Colleges Association\'\'.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)