Ka vdekur Aleksandar Stipçeviq

Zagreb, 1 shtator - Akademiku, ilirologu i njohur me përmasa botërore, arbëreshi nga Arbanasi Aleksandër Stipçeviq, ka ndërruar jetë.
Ai është ndarë nga jeta dje në Zagreb në moshën 85 vjeçare.
Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe.
Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën Simbolizmi religjioz te ilirët , gjatë viteve 70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën Hyrje në arkeologji, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njëherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.
Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.(Aleksander Stipčević s Potovanjem, faqe 281).
Stipçeviq është dekoruar me Dekoratën Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.