29 Prill 2024

Ka përfunduar me sukses dita e dytë e Testit të Maturës 2013

Prishtinë, 7 shtator - Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  dhe bashkëpunim të Drejtorive Komunale të Arsimit, sot në 31 komuna të Kosovës është mbajt  dita e dytë e provimit të  Maturës Shtetërore 2013 - afati i gushtit.

Në këtë test , sprovuan dijen e tyre rreth 11 mijë maturantë të cilët nuk kishin sukses në afatin e qershorit por edhe në vitet e më parme, ndërsa për administrim të suksesshëm , MAShT ka angazhuar rreth 860 administrator (zyrtarë të MAShT, mësimdhënës dhe profesor  të universiteteve publike).

Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror  Shtetërorë të Maturës, z Nehat Mustafa  i shoqëruar nga  drejtori i DKA-së në Ferizaj z . Agim Berisha, vizituan gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj ku po zhvillohej  Testi i Maturës.

Me këtë  rast Mustafa ndër tjera tha se sot pamë një organizim dhe administrim të mirë të testit dhe se për këtë qëllim kemi angazhuar rreth  860 administrues  mbi 350 komisioner dhe kemi caktuar edhe monitorues nga Universitetet Publike të  Kosovës.

“Sipas informatave që kemi nga terreni, çdo  gjë ka shkuar në rregull dhe  se çdo kund testi ka filluar me kohë, nuk kemi vonesa kurse  publikimi i rezultateve do të bëhet më 16 shtator.  Ndërkaq   më 20 shtator do të bëjmë publikimin e ankesave dhe rezultatet e ankesave  të cilat do ti shqyrtojë komisioni përkatës  , çka do të thotë se do të jetë koha e mjaftueshme për ata maturantë që kalojnë që ti nënshtrohen konkurseve për universitet publike” ka thënë Mustafa .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)