04 Maj 2024

Jep dorëheqje edhe Naser Sahiti

Prishtinë, 9 shkurt Pas dorëheqjes së rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi dhe të prorektorit Nuri Bexheti, ka dhënë dorëheqje edhe i sapo-emëruari në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.
 
“Sapo kam marr një letër nga Prof.Asoc.Dr. Naser Sahiti, i caktuar si U.D.i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjet e parakohshme, me të cilën më njofton se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat që u kishte caktuar Këshilli Drejtues i UP-së. KD e vlerëson këtë vendim të prorektorëve Sahiti, Alija, Tahiri dhe Bajraktari, si shprehje të vullnetit të mirë për të ndihmuar proceset e ndryshimeve pozitive në UP të cilat tashmë kanë filluar në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në një njoftim të rektoratit të UP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)