28 Prill 2024

Irfan Veseli merr postin e kryetarit të Parlamentit Studentor

Prishtinë, 31 mars - Kryetari i deritanishëm Minir Bega ia kaloi postin Kryetarit të ri, Irfan Veselit. Me rastin e dorëzimit, Bega falenderoi të gjithë për bashkëpunim.

Ndersa, Kryetari i ri Irfan Veseli me rastin e pranimit të postit të ri u zotua që do të punojë për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe interest e studentëve.

“Eshtë e vërtetë që Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit ka pasur njolla të zeza, por unë zotohem që do të punoj për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të Parlamentit Studentor.”

“Përveq tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë strukturat e studentëve dhe studentët në përgjithësi”, tha Veseli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)